Liverpooli me fitore bindëse kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup

by admin
Spread the love

Liverpool ka arritur që me lehtësi të mposht West Ham, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat bindës 5:1, shkruan lajmi.net.

Dominik Szoboszlai hapi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 38-të, derisa Curtis Jones dyfishoi epërsinë në minutën e 56-të.

Liverpool nuk u ndal me kaq dhe Cody Gakpo thelloi epërsinë e skuadrës së tij.

Jarrod Bowen u duk se riktheu West Hamin në lojë, por vetëm pesë minuta më vonë Liverpool shënoi përsëri.

Jones vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 5:1.

“The Reds” i bashkohen Chelseat, Fulhamit dhe Middlesbroughit në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Liverpool është skuadra më e suksesshme në këtë kupë me nëntë tituj. /Lajmi.net/

You may also like