Liverpool nuk lëshon kreun, “Të Kuqtë” fitojnë me “poker” në tokën e “Qershive”

by admin
Spread the love

Jo më kot janë mes pretendentëve kryesorë për fitimin e trofeut të Premier League këtë sezon, me “Të Kuqtë” e Liverpool, që kanë arritur një tjetër fitore të madhe në kampionat, teksa pasditen e kësaj të diele mundën me rezultatin e thellë, 0 me 4, “Qershitë” e Bournemouth në “shtëpinë” e këtyre të fundit.

Të gjithë golat për djemtë e Jurgen Klopp erdhën në fraksionin e dytë të lojës, me “fantazistët” e sulmit, Darëin Nunez e Diogo Jota, që shënuan secili nga një dopietë, respektivisht në minutat 49’, 93’ dhe 71’, 80’, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte “yllin” egjiptian, Mohamed Salah, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në Kupën e Afrikës, me Kombëtaren e tij.

Falë këtij rezultati “Të Kuqtë” e Liverpool ngjiten në kuotën e 48 pikëve, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikësh, me skuadrat e Manchester City, Arsenal e Aston Villa, por ndryshe nga këto dy të fundit, “Qytetarët” e Pep Guardiola-s kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkaq, “Qershitë” e Bournemouth renditen në mesin e tabelës, teksa ndodhen në vendin e 12-të me 25 pikë. /i.m /abcnews.al

You may also like