Liverpool mposhtet nga Leicesteri – Insporti

by admin
Spread the love

Liverpooli ka pësuar disfatë nga Leicesteri në duelin e xhiros së 19-të në Premier Ligë.

“Të Kuqtë” kanë humbur me rezultat minimal 1-0 nga Leicesteri.

Liverpool kishin shansin për të kaluar herët në epërsi kur u akordua një penallti për ta në minutën e 15-të, megjithatë Salah dështoi të realizonte.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat pa gola, megjithatë duket se kjo penallti e humbur e egjiptiani ka rezultuar fatale për skuadrën e tij.

Në minutën e 59-të, i sapo-inkuadruari Ademola Lookman realizoi një gol tejet të bukur, vetëm pas tre minutash pasi hyri në lojë.

Pas një lëvizje të bukur në mesfushë nga vet ai, me një kombinim me Kiernan Dewsbury-Hall ai shkoi te zona afër portierit për të përfunduar një goditje që e mposhti Alissonin.

Pas këtij goli, ‘Të Kuqtë’ bën gjithçka për të kthyer rezultatin në favor, mirëpo Schmeichel ishte në formë fenomenale në këtë ndeshje, duke arritur të mbajë portën e paprekur për t’i dhënë një fitore të madhe skuadrës së tij.

Me këtë humbje, Liverpooli bën një hap fals në luftën drejt titullit, pasi me një fitore potenciale të Manchester Cityt nesër ndaj Brentford, ata do të ishin mbrapa plot nëntë pikë.

Leicesteri ndërkohë tregon karakter të madh pasi gjen fitoren ndaj Liverpoolit vetëm dy ditë pas humbjes 6-3 ndaj Manchester Cityt, duke arritur tani 25 pikë për tu ngritur në pozitën e nëntë.

You may also like