Liverpool me katër mungesa të rëndësishme për derbin me rivalin e përjetshëm, Man United

by admin
Spread the love

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, zbuloi në konferencën e tij zyrtare për shtyp përpara ndeshjes në Premier League me Sheffield United se Curtis Jones dhe Andy Robertson do të jenë në skuadër për ndeshjen.

Megjithatë, Endo ka një problem të lehtë pas ndeshjes me Brighton, të fituar 2:1 nga Merseysiders dhe është në pikëpyetje për ndeshjen me Sheffied.

Diogo Jota, Trent Alexander-Arnold dhe Alisson do të kthehen në stërvitje të plotë javën e ardhshme, që do të thotë se do të mungojnë në derbin e Manchester United të së dielës. Stefan Baicetic gjithashtu pritet t’i bashkohet stërvitjes së ekipit të parë javën e ardhshme.

“Diogo dhe Trent janë në të njëjtin grup. Duket se javën e ardhshme do të jenë pjesë e stërvitjes së ekipit dhe më pas do të shohim. Alisson duket mirë”, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport

You may also like