Liverpool “mbret” në Carabao Cup, “mëkati” i Kepa i jep trofeun

by admin
Spread the love

Liverpool fitoi Carabao Cup për të nëntën herë dhe është skuadra që e ka ngritur më shumë këtë trofe. “The Reds” ia kishin dalë për herë të fundit para dhjetë viteve dhe sot triumfuan pas goditjes së penalltive, pasi 120 minutat e lojës u mbyll 0-0. Protagonist ishte portieri Kepa dhe gjithçka përfundoi 11-10 në favor të Liverpool.

Chelsea iu afrua goli që në minutën e gjashtë, por Pusilic e goditi jashtë. Rastin më të mirë për Liverpool e pati Mane pas gjysmë ore lojë. Naiby Keita goditi fort nga distanca dhe topin e kthyer nga portieri senegalez e kapi sulmuesi i “The Reds”.

Mendy në atë moment bëri mrekullinë, duke e ndalur Mane. Mason Mount kishte dy mundësi shënimi, fillimisht në fundin e pjesës së parë dhe më pas në fillim të së dytës, kur topi u ndal në shtyllën pingule të portës së Kellher.

Deri në fund pati disa gola të shënuar, por të gjithë në pozicion jashtë loje. Matip ishte i pari, ndërsa më pas bëri të njëjtën gjë edhe Havertz. Portieri Mendy ishte hero, duke i mohuar golin mbrojtësit Van Dijk, kurse Kelleher ndaloi Romelu Lukakun në minutën e pestë shtesë.

Sulmuesi belg gjatë shtesa shënoi, por ishte pozicion jashtë loje, sikurse edhe Havertz me vonë. Me shifrat e ngulitura në 0-0 gjithçka shkoi te penalltitë dhe Chelsea aktivizoi portierin Kepa për të ndalur kundërshtarët.

Portieri spanjoll nuk ia doli të priste asnjë nga 11 penalltitë e lojtarë të Liverpool dhe në fund gaboi tek e vetmja, duke e çuar topin shumë larg kuadrarit. Lojtarët e Chelsea ngushëllojnë portierin e tyre, kurse të “The Reds” shpërthejnë në festë.

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like