Liverpool kalon edhe pengesën West Ham, City tani është vetëm 3 pikë larg

by admin
Spread the love

Liverpool nuk njeh rivalë në Premier League dhe përballë West Ham merr fitoren e 7-të radhazi në kampionat. Sadio Mane ka shënuar golin e vetëm të sfidës në “Anfield” dhe falë këtij suksesi “të kuqtë” kanë zvogëluar në 3 pikë diferencën me kryesuesit e Manchester City.

Liverpool dominon gjatë pjesës së parë dhe arrin të zhbllokojë sfidën me Mane. Luis Diaz i afrohet golit të dytë për skuadrën e Klopp, ndërsa Nikola Vlasic krijon të vetmin rast të rrezikshëm të West Ham në pjesën e parë.

Pjesa e dytë është e luftuar. Vendasit kërkojnë të shënojnë golin e sigurisë, ndërsa miqtë atë të barazimit. Manuel Lanzini humbet një shans të artë për West Ham për të çuar ndeshjen në barazpeshë.

Mbyllet me fitoren minimale të Liverpool kjo sfidë, sukses që rrit ndjeshëm shanset e “të kuqve” për titullin kampion. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

Angli-Premier League / Java e 28-të

Liverpool- West Ham 1-0

Mane 27’

You may also like