Liverpool heq dorë nga Xabi Alonso, Ruben Amorim ‘shënjestra’ kryesore e gjigantëve anglez

by admin
Spread the love

Trajneri i Sporting, Ruben Amorim është një ndër alternativat kryesore për të pasuar Jurgen Klopp te Liverpooli.

Pasi presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, praktikisht garantoi se nuk ishte e mundur të transferohej Xabi Alonso, Liverpool gjithashtu u tërhoq nga gara për të, sipas The Times, transmeton GazetaBlic Sport.

Legjenda e Bayernit dhe presidenti nderi i klubit e sheh spanjollin dhe për një vit te Leverkuseni.

Trajneri spanjoll, i cili po bën një punë të shkëlqyer te Bayer Leverkusen, synon të qëndrojë të paktën edhe një sezon në krye të klubit. Ai ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2026, por në vitin 2025 hyn në fuqi klauzola e lirimit prej 15 milionë eurosh.

Me këtë vendim, kuqezinjtë e kthejnë vëmendjen te Ruben Amorim, i cili ishte një nga emrat në listën e alternativave të Xabi Alonso-s, por që tashmë bëhet objektivi i tyre kryesor për të pasuar Jurgen Klopp në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/

You may also like