LIVE Torino-Empoli/ Zhbllokohet sfida, Zapata fiton duelin me Ismajlin dhe mposht Berishën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ka startuar në orën 20:45, sfida e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A italiane mes Torinos dhe Empolit, ku në fushën e lojës nga minuta e parë zbresin plot 4 futbollistë shqiptarë. 

Mergim Vojvoda në radhët e Torinos, si dhe Berisha, Ismajli dhe Shpendi te miqtë e Empolit. Të katërt këta futbollistë do të kërkojnë të lenë gjurmën e tyre mbrëmjen e sotme, teksa ndeshje më speciale është padyshim për gardianin Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Torinos, por nuk pati besimin e drejtuesve, duke u ndarë me klubin jo në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Për sa i përket situatës së skuadrave, në 15 javë Empoli ka siguruar 12 pikë duke u renditur në vendin e 18-të, ndërkohë që Torino mban vendin e 11-të me 20 pikë.  

LIVE: TORINO – EMPOLI 1-0

Zapata 25′

RASTET:

31′ Empoli gjen rrugën e rrjetës me Ebuhei, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO)

28′ Momente paniku në zonën e Empolit, Berisha shpëton skuadrën nga pësimi i golit të dytë (VIDEO)

25′ GOL TORINO 1-0/ Zhbllokohet sfida, Zapata kalon në avantazh vendasit, duke goditur saktë me kokë brenda zonës. (VIDEO)

10′ Sarabia shënon gol me roveshatë, por anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

6′ Berisha protagonist që në minutat e para, ndal gjuajtjen e Sanabrias brenda zonës. Portieri shqiptar tregon siguri në minutat e para. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:   

torino-empolio

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like