LIVE| Situata në veri: Shtohet një barrikadë e re – kërkohet intervenim urgjent për zhbllokimin e policëve në pikat kufitare

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe një barrikadë e re është shtuar në lagjen Berxhane në rrugën që shpie për në Zveçan.

Policia bën të ditur se kjo barrikadë vazhdon të pengojë lirinë e lëvizjes së lirë, njofton Klankosova.tv.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Teksa Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar intervenim urgjent nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për policët që kanë mbetur të bllokuar në Jarinjë dhe Leposaviq.

“Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht”, thuhet në njoftimin e sindikates.


13:30 – Vendoset edhe një barrikadë e re rrugës për në Zveçan

Policia ka bërë të ditur se është vendosur edhe një barrikadë e re rrugës për në Zveçan.

Kjo barrikatë është vendosur saktësisht në lagjen Berxhane, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që sipas policisë, po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit.

“Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit. Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se vendosja e barrikadave po pamundëson hyrje-daljet në Jarinje dhe Bërnjak, përcjell Klankosova.tv.

“Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet tani më për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale. Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


13:20 – Sindikata e Policisë: Policët janë bllokuar në Leposaviq dhe Jarinjë, të intervenohet urgjentisht

Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se policët janë bllokuar nga barrikadat në Leposaviq dhe Jarinjë dhe kanë kërkuar që të intervenohet menjëherë nga organet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

“Sindikata e Policisë dhe të gjithë pjesëtarët e policisë janë duke i përcjellur nga afër këto zhvillime si dhe janë shumë të shqetësuar për fatin e kolegëve të bllokuar, prandaj u bëjmë thirrje urgjente Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policor t’ju bëhet ndërrimi”.

“Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë. Duhet të kuptojmë se edhe durimi e ka fundin e vet edhe për ata që janë atje edhe për ne. Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht”, thuhet në një kumtesë nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sindikata, mes tjerash, thotë se policët janë duke kryer detyrat në mënyrë të ligjshme duke mbrojtur jetën, sigurinë dhe kontrollin e kalimit kufitar, njofton Klankosov.tv.

“Policia e Kosovës ushtron autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës,në ligjeve tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës, duke vepruar në mënyrë të paanshme për të mbrojtur jetën, pronën,sigurinë , kontrollin e kalimit kufitar për të gjithë pa dallim etnie apo nacionaliteti”.

“Me të njëjtin qëllim qëndrojnë zyrtarët policorë edhe në dy lokacionet e veriut të vendit, në Leposaviq dhe Jarinjë ku janë të bllokuar nga barrikadat e vendosura nga grupe jo legjitime kriminale. Bllokimi i rrugëve ka hyrë në ditë në tetë dhe si pasojë është cenuar lëvizje e lirë e qytetarëve dhe organeve të rendit dhe zyrtarët policor në Leposaviq dhe Jarinjë kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi t’ju bëhet ndërrimi sipas rregullave për funksionim normal” thuhet në kumtesë.


12:43 – Sveçla: I kemi të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet”, shtoi ai.

Sveçla shpërndau fotografi të pjesëtarëve të policisë në një lokal në Prishtinë, për të cilin tha se si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.

“Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”.

“Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa”, u shpreh ministri.

 

You may also like