LIVE NGA KUVENDI| Konjufca: Kosova s’mund të bëjë asnjë hap për Asociacionin pa u realizuar njohja de facto (VIDEO)

by admin
Spread the love

11:02 – Kërkesa e Escobarit për Asociacionin, Konjufca: Kosova s’mund të bëjë asnjë hap pa u realizuar njohja de facto

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

E në lidhje me këtë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova duhet të tregojë që s’mund të bëjë asnjë hap pa u realizuar njohja de facto.

“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator me të cilin Kosova tashmë është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet tash takimi i 2 majti që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy pjesë është e ndërtuar, dy binar është e ndërtuar marrëveshja, binari i para është njohja de facto nga ana e Serbisë, kurse binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, Qeveritë e mëparshme dhe një mazhoranc e mëparshme e në vitin 2013 e ka pranuar dhe kjo le të themi i referohet marrëveshjes së vitit 2013. Tash çka duhet të bëjë Kosova është që me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk mund ta bëjë asnjë hap pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”.

Ai u shpreh se nga e kaluara është rregulluar në atë formë që ekziston një ekip i menaxhimit, i cili sipas tij e ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit.

Konjufca tha se një tashmë e ka ofruar dhe, siç u shpreh, nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, përcjell Klankosova.tv.

“Qysh është e rregulluar kjo punë nga e kaluar është se ekziston një ekip i menaxhimit që po quhet, menaxhment-team, i cili e ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit, një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofroj tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionoj duke pa përbërjen e këtë menaxhment-team, ku është i përberë edhe nga deputetët e Serbisë, kjo është e pa pranueshëm për Kosovën, të shohim se si po shkon puna, mirëpo unë mendoj nëse ky menaxhmet- tema ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë unë mendoj që me e udhës për Kosovë është që të shkarkohet ky menaxhment-team”, është shprehur ai.


10:41 – S’kalon mocioni i PDK-së për raportim të Rizvanollit për KEK-un

Mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës për raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për Korporatën Energjetike të Kosovës në Kuvend s’ka kaluar.

Nga 77 deputetë që ishin pjesëmarrës në seancë, 32 votuan për dhe 45 kundër njofton Klankosova.tv.

PDK ka kërkuar raportim të ministres pas bastisjeve në KEK gjatë së mërkurës dhe arrestimit të kryeshefit, Nagip Krasniqi.

Kujtojmë se në rend dite janë 10 pika, ndër të cilat edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit.

Po ashtu kjo seancë po mbahet pasi dje ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve.

 

You may also like