Live në Oversport: Formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Tirana

by admin
Spread the love

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Tirana, që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 17:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Pas barazimit në premierën e kampionatit përballë Kukësit, bardheblutë synojnë fitoren e parë sezonale në transfertën e sotme në Rrogozhinë. Egnatia kërkon që të reagojë pas humbjes ndaj Partizanit në javën e parë të Abissnet Superiore.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri, Malota, Atanda, Musta, Fangaj, Hamzat, Fernando, Zejnullai, Mihana, Jaksion, Camaj

Tirana: Bekaj, Najdovski, Toshevski, Pergjoni, Zhivanaj, Aleksi, Qefalia, Ismailgeci, Kallaku, Xhixha, Hasani

You may also like