Live në Oversport dhe Tibo: Formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Teuta

by admin
Spread the love

Do të startojë në orën 15:00 në Oversport dhe Tibo sfida Egnatia-Teuta, që do të çelë javën e 8-të të Abissnet Superiore.

Vendasit po paraqiten shumë mirë këtë sezon në kampionat dhe vijnë në këtë sfida pas 5 rezultateve pozitive radhazi. Miqtë po kalojnë një moment të vështirë dhe akoma nuk kanë provuar shijen e fitores këtë sezon.

Teknikët Tetova dhe Shkëmbi kanë zgjedhur 11 titullarët që do të zbresin në fushë që nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, Camaj. Trajner: Edlir Tetova.

TEUTA – Qirko; Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Gruda, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

You may also like