LIVE MONZA-INTER/ Aksion fantastik! Zikaltrit të papërmbajtshëm, realizojnë edhe golin e tretë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Interi kërkon që të ruajë vendin e parë në renditjen e Serisë A, për të vazhduar sa më mirë vitin 2024 i shkëputur nga Juventusi ndjekës.

Skuadra zikaltër ka një avantazh prej dy pikësh nga Juventusi ndaj rezultati sot përballë Monzës është shumë i rëndësishëm për të mbajtur mbrapa bardhezinjtë të cilët luajnë pas tre ditësh ndeshjen e tyre. Inzagi ka zgjedhur të kthejë në formacion Barela dhe Dimarko për këtë sfidë, teksa Pavar e nisi përsëri si titullar.

LIVE: MONZA – INTER 0-3

 Çalhanoglu 12′ (p), 60′; Lautaro Martinez 14′ 

KOMENTI LIVE: 

62′ Dy zëvendësime te Interi, largohen nga fusha Çalhanoglu dhe Barela në fushë Asllani dhe Fratezi.

60′ GOOOOL INTER 0-3/ Zikaltrit të papërmbajtshëm, realizojnë edhe të tretin me anë të Çalhanoglu. Turku godet saktë në hyrje të zonës, pas një aksioni fantastik. (VIDEO) 

56′ Monza pretendon për prekje të topit me dorë nga Pavar brenda zonës, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. (VIDEO) 

49′ Lautaro tremb zikaltërit pas një përplasje me Kaldirolën. Në nxehmje ndërkohë ka dalë edhe Kristjan Asllani. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet sfida! 

45′ Akordohen 5 minuta shtesë!

44′ Tjetër shans i artë për Interin, me Mkhitarjan që sfumon një mundësi të shkëlqyer, gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë kuadratit (VIDEO). 

29′  Vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me kapitenin Pesina që shënon me kokë pas harkimit nga e majta, por VAR-i i djeg festën, pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

21′ Pranë golit të tretë Interi me Turam, por devijimi i sulmuesit francez shkoi ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

14′ GOOOOL INTER 0-2/ Spektakël zikaltër, Lautaro Martinez realizon golin e dytë pas asistit të Dimarkos, kapiteni argjentinas nuk fal duke devijuar topin pa shumë vështirësi drejt rrjetës! (VIDEO)

12′ GOOOOL INTER 0-1/ Çalhanoglu nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avnatazh skuadrën e Inzagit (VIDEO) 

9′ Galjardini prek topin me dorës pas duelit me Lautaro Martinez, pas konsultës me VAR-in, gjyqtari akordon 11 metërsh për Interin (VIDEO)

6′ Minuta mjaft të mira për skuadrën e Inzagit që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Monzës.

4′ Interi “flirton” me golin e avantazhit, tentativa e Dimarkos me të majtën përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

MONZA (3-4-2-1): Sorrentino; D’Ambrozio, Galjardini, Kaldirola; Pereira, Pesina, Bondo, Çurria; Kolpani, Karboni; Mota.
Trajner: Rafaele Paladino

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

PANORAMASPORT.AL

You may also like