LIVE MILAN-PSG/ Rafael Leao shënon me roveshatë, barazohet shpejt rezultati (VIDEO)

by admin
Spread the love

Milani përballet me PSG sot në Ligën e Kampioneve në një sfidë e cila është vendimtare për fatin e kualifikimit të mëtejshëm të të dy skuadrave.

Kuqezinjtë janë në fundin e grupit me vetëm 2 pikë dhe nuk u lejohet një hap i gabuar, pasi përndryshe vazhdimësia në fazën tjetër do të ishte thuajse e pamundur. Kuqezinjtë do të luajnë në këtë sfidë të vëmendshëm në prapavijë, me Kalabria e Teo Hernandez nga krahët, ndërsa Tomori e Çau në qendër.

 Kjo pasi përballë do të jenë emra të frikshëm si Mbape, Kolo-Muani e Dembele, të cilët do të vënë në vështirësi vazhdimisht prapavijën kuqezi.

LIVE MILAN-PSG 1-1
12′ Leao / 9′ Krinjar

NGJARJET KRYESORE

12′ GOOOL MILAN! Zhiru nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë që grushtohet nga Donaruma, sfera kthehet te Leao i cili me roveshatë çon topin në rrjetë. (VIDEO)

 

9’ GOOOL PSG! Pas një goditje nga këndi është Skinjar i cili me kokë mposht Menja. (VIDEO)

6’ Shkëndija e parë e ndeshjes vjen me Leaon i cili nga e majta gjen hapësirën për të pasuar për Loftus-Çik, por ky i fundit gjuan dhe çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

3’ Leao përgjigjet nga ana tjetër me një gjuajtje nga distanca, topin ndalet në duart e Donarumës.

2’ Mbape provon nga e majta të hyjë në zonë, por sfera kalon vijën fundore.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

The post LIVE MILAN-PSG/ Rafael Leao shënon me roveshatë, barazohet shpejt rezultati (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like