LIVE JUVENTUS-LACIO/ Gjyqtari jep penallti për bardhezinjtë, VAR-i ia anulon (VIDEO)

by admin
Spread the love

Juventusi luan sot kundër Lacios aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, një sfidë që është shumë e rëndësishme për të dy klubet pasi është e vetmja mundësi për të siguruar një trofe në këtë edicion.

Te bardhezinjtë, shfaqet përsëri mes titullarëve Dushan Vlahoviç, i cili do të ketë përkrah Kiezën në këtë sfidë. Ndërkohë, Igor Tudor e nis ndeshjen me Hysajn përsëri në pankinë, duke mos i besuar një vend në fushë mbrojtësit të Kombëtares.

LIVE JUVENTUS-LACIO 0-0

NGJARJET KRYESORE

21’ Isaksen merr një pasim nga e majta dhe tenton portën, sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

14’ Zakanji nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve fizike, Isaksen merr vendin e tij.

11’-14’ Jepet penallti për Juventusin! Në një aksion në zonë, Kambiaso i vjedh kohën Vesinos i cili e godet duke e rrëzuar. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë po pastaj ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe vendimi anulohet për një pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

1’ Nis dueli në Torino.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2) – Perin; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri

Lacio (3-4-2-1) – Mandas; Patrik, Romanjoli, Gila; Marusiç, Guenduzi, Vesino, Zakanji; Felipe Anderson, Luis Alberto; Imobile.
Trajner: I. Tudor

PANORAMASPORT.AL

You may also like