LIVE INTER-NAPOLI/ Shpërthen festa zikaltër, Darmian u jep vendasve avantazhin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Napolit pritet të jetë një kalim stafetash mes ish-kampionëve të Italisë dhe ata të cilët vetëm matematika i ndan nga titulli. Por për Interin do të ketë një rëndësi shumë më të madhe.

Zikaltrit duan të japin një sinjal të fortë pas eliminimit nga Champions dhe për këtë arsye, Inzagi nuk ka kursyer asnjë nga titullarët në këtë duel.

LIVE INTER-NAPOLI 1-0
43′ Darmian

NGJARJET KRYESORE

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Interit.

43’ GOOOL INTERI! Aksion i gjatë i zikaltërve, topi në qendër nga e majta gjen Darmian i cili gjuan dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

31’ Anguisa pason për Raspadorin nga e djathta, gjuajtja devijohet në goditje këndi. (VIDEO)

22’ Turam del i vetëm para Meret por gjuan jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të francezit. (VIDEO)

13’ Mundësi e artë e dyfishtë për Interin! Një harkim nga e majta sjell gjuajtjen me kokë të Darmian e pastaj një predhë të Lautaros që ndalen nga Meret. Në fund është Barela i cili fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

3’ Menjëherë shfaqet në zonë Turam, i cili përpiqet të driblojë mbrojtësit, por nuk ia del dhe sfera largohet nga Zhezus.

1′ Nis dueli në “San Siro”

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi.

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Zhezus, Olivera; Anguisa. Lobotka, Traore; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.
Trajner: Françesko Kalcona

PANORAMASPORT.AL

You may also like