LIVE INTER-ATLETIKO MADRID/ Merr fund makthi për Arnautoviç, zikaltrit gjejnë golin e avantazhit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Atletiko Madrid është ndër më të ethshmet e kësaj faze në Ligën e Kampioneve. Zikaltrit janë padyshim në një formë të shkëlqyer në këto momente, por skuadra e Simeones vjen si një fituese grupi dhe me ambicie për të vazhduar më tej.

Në ndeshjen e sotme në “San Siro”, Inzagi i ka besuar atij që tashmë cilësohet formacioni tip, me Pavard në rreshtim dhe me Darmian e Dimarkon nga krahët, në mbështetje të dyshes Lautaro Martinez-Turam përpara.

Ndërsa nga ana tjetër, Atletiko vjen me probleme në fazën e sulmit, ku Morata për shkak dëmtimi e nis ndeshjen nga stoli, duke i bërë vend Markos Jorente.

LIVE: INTER – ATLETIKO MADRID 1-0

Aranautoviç 79′

KOMENTI LIVE: 

79′ GOOOOL INTER 1-0/ Merr fund makthi, Aranutoviç gjen më në fund rrugën e rrjetës. (VIDEO) 

77′ Çalhanoglu harkon bukur nga e djathta, Lautaro Martinez tenton me kokë, por gjuajtja e tij ishte sërish qendrore duke përfunduar në duart e Obalk. (VIDEO)

73′ Goli kthehet në një makth për Arnautoviç që shfaqet sërish konfuz para portës. Mbrëmje jo, për austriakun. (VIDEO) 

72′ Tjetër zëvendësim te Interi, Mkhitarjan i lë vendin Fratezit.

69′ Inzagi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Dimarko dhe Darmian në fushë Karlos Augusto dhe Damfris.

63′ Aksion fantastik i Interit, po Aranutoviç katranos gjithça 7 metra larg portës duke goditur topin jashtë kuadratit. Nuk iu besojnë syve te Interi (VIDEO) 

57′ De Vraj vendimtar me ndërhyrjen e tij, shpëton për mrekulli porta e Interit, Atletiko e Madridit pranë golit e Jorenten (VIDEO) 

55′ Tjetër shans i rrezikshëm për Linon, por futbollisti nuk koordinohet siç duhet duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

54′ Atletiko e Madridit kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Saul Nigez, në fushë Alvaro Morata.

53′ Hermoso është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë!

49′ Inzagi vendos duart në kokë, e pabesueshme çfarë humbet Arnautoviç shumë pranë portës. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë tek Interi largohet nga fusha Turam, i dëmtuar, vendin e tij e merr Aranautoviç. Zëvendësim edhe te Atletiko e Madridit, Jimenez i lë vendin Saviçit.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Provon edhe Turam, por gjuajtja e tij ishte qendrore, duke u ndalur me lehtësi nga portieri Oblak. (VIDEO) 

38′ Lautaro Martinez shpërdoron një tjetër shans të artë pas topit të rikuperuar nga Turam, duke sfumuar një mundësi shënimi. (VIDEO) 

37′ Sërish rrezikshëm Interi me Lautaro Martinez, që godet me kokë pas krosimit të Barelës, por tentativa e tij ishte qendrore dhe ndalet nga Oblak. (VIDEO) 

33′ Lautaro Martinez jep shkëndija me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e Oblak.

30′ Mbrohet mirë skuadra e Simeones, duke mos lejuar hapësira në zonën e Oblak.

20′ Interi shfaqet më kërkues në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikme në portën respektive.

13′ Interi kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari vijon lojën. Protestojnë zikaltrit (VIDEO)

12′ Moment i rrezikshëm në portën e Interit, Lino provon me një gjuajtje me të brendshme, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

3′ Interi shfaqet më kërkues në këto minuta, duke ushtruar presion në zonën e Atletikos.

1′ Atmosferë elektrizuese në “San Siro”, sfida starton me 1 minutë heshtje për Andres Brehmen!

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdfsdfsdfsdfsdf

You may also like