LITUANI – Ushtarët e parë gjermanë do të dislokohen në prill

by admin
Spread the love

RIGË, 20 mars /ATSH-DPA/- Ushtarët e parë gjermanë që po dërgohen për të forcuar krahun e NATO-s në Lituani do të mbërrijnë në prill, tha sot Ministria e Mbrojtjes në Vilnius.

Vendi baltik i BE-së dhe NATO-s, i cili kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Kremlinit, Bjellorusinë, pret 20 ushtarë gjermanë në Vilnius dhe detyra e tyre e parë do të jetë të planifikojnë një dislokim më të madh të një brigade në vend.

Deri në fund të vitit, në Lituani pritet të mbërrijnë 150 ushtarë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës fqinje në vitin 2022, Gjermania njoftoi planet për të vendosur një njësi të gatshme luftarake dhe të aftë në mënyrë të pavarur në Lituani, e cila pritet të dislokohet deri në vitin 2027.

Sipas planit, një prani e përhershme e deri në 5 000 anëtarëve të Bundeswehr-it gjerman, me familjet e tyre do të dislokohet në Rudninkai, jo shumë larg kufirit me Bjellorusinë.

Rreth 80% e ushtarëve do të vendosen përfundimisht atje. Trupat e mbetura do të vendosen në Rukla në qendër të vendit.

Ushtarët dhe familjet e tyre pritet të jetojnë në Vilnius dhe Kaunas. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like