LITUANI – Ministri i Mbrojtjes Anusauskas jep dorëheqjen

by admin
Spread the love

RIGË, 16 mars /ATSH-DPA/- Ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvydas Anusauskas ka dhënë dorëheqjen, njoftoi qeveria dje në mbrëmje, pa bërë të ditur arsyen.

“Kryeministres Ingrida Šimonytė i është dorëzuar letra e dorëheqjes më herët gjatë ditës”, tha zyra e saj. Por, nëse kryeministrja do ta pranonte kërkesën e Anusauskas mbeti ende e paqartë.

“Šimonytė pritet të bëjë sot një deklaratë mbi këtë çështje”, njoftoi media lituaneze.

Anusauskas, e cila mori postin në dhjetor 2020, ende nuk ka komentuar publikisht.

Në Lituani, ministrat zakonisht emërohen dhe shkarkohen nga presidenti me rekomandimin e kryeministrit.

Anusauskas thuhet se ka planifikuar të takohet të shtunën me presidentin Gitanas Nauseda.

Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Rusisë, Bjellorusinë. Lufta në Ukrainë shihet nga shteti baltik si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e tij kombëtare.

Vendi baltik i BE-së ka rritur shpenzimet e tij ushtarake vitet e fundit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like