Lista e Kombëtares U-21 pëson sërish ndryshime, largohet Rrapaj

by admin
Spread the love

Lista e Kombëtares shqiptare U-21, ka pësuar sërisht ndryshime. Pas humbjes kundër Çekisë me rezultatin minimal 1-0, Alban Bushi është detyruar të thërrasë një tjetër lojtar në vend të Arinaldo Rrapaj.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë. Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruci, i cili i është bashkuar menjëherë ekipit.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45, teksa vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje. /oversport.tv

You may also like