Lisandër Hoxha: PD-ja e vërtetë është ajo e Foltoreve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha është shprehur se PD-ja e vërtetë është ajo e foltoreve të mbajtura nga lideri historik i partisë, Sali Berisha.

Hoxha thekson se në zyra qëndrojnë vulëmbajtësit dhe jo njerëz që duan vërtet të sjellin ndryshim për vendin. Sipas tij, duhet dikush që të thërrasë Kuvendin Kombëtar dhe përmes foltores ishte mënyra më e mirë.

“Ato firma janë mbledhur, statuti ynë na cakton se firmat konfirmohen vetëm nga komisioni i mandateve. Ngrihet një komision, kuvendi miraton se kush janë këta njerëz, apo janë marrë nga rruga? PD është 12 vite në opozitë dhe këta humbës kërkojnë të mbajnë sytë nga vula dhe të mos i krijojnë asnjë mundësi demokratëve që të çlirohen nga kjo pengmarrje që do e mbajë PD në opozitë edhe 100 vjet. Firmat ishin gati që në javën e tretë i9a kemi dërguar vetë Berishës që të vijonte, ishte e nevojshme që demokratët të zgjoheshin se për 8 vite kamomil.

Përplasje nuk ka mes demokratëve ne jemi PD-ja. Të vijnë të na rrëzojnë në Kuvend Kombëtar, i bëj thirrje, po i them Sali Berisha dhe grupi po kërkojnë ndryshime stautore, shumica fiton. Nëse kanë dyshime të konsultohen me statutin”, tha Hoxha në Top Talk.

“Nuk është luftë, janë të gjithë të mërzitur, Sali Berishën e ndjekin më shumë njerëz se sa na ndjekin ne. Ne kërkojmë modernizim, demokratizim, të bëjmë një statut që të jetë rregull bashkëjetese. I vetmi njeri që na ka dërguar në fitore është Sali Berisha”, tha Hoxha.

You may also like