Lirimi i Dani Alves, reagon presidenti i Brazilit: Është kriminel!

by admin
Spread the love

Dani Alves është duke kaluar orët e fundit në burg pas pagesës së tarifës prej një milionë eurosh, që i mundësojnë atij të shpëtojë nga katër vite e gjysmë burg dënim për shkak të përdhunimit të një vajze 23-vjeçare.

Këto para janë paguar nga miku i tij Neymar, teksa çështja e Dani Alves është përfolur shumë edhe në Brazil, vendlindjen e ish-futbollistit të Barcelonës. Së fundmi, presidenti i Brazilit theksoi se nuk ka mjaftueshëm para për të justifikuar ofendimin që Alves i ka shkaktuar një gruaje ndërsa nga ana tjetër shtoi se ai është autor i vepre të pastër kriminale.

“Paratë që ka Alves, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të ahrrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, u shpreh Lula.

You may also like