Liridon Latifi mbyll vitin, ja shkalla e dëmtimit e lojtarit të Vllaznisë

by admin
Spread the love

Liridon Latifi u dëmtua në ndeshjen e fundit me Egnatian dhe në kampin shkodran ka shqetësuar jo pak situata e sulmuesit. Oversport ka mësuar se lojtari ka kryer ekzaminime të hollësishme në klinika të specializuara në kryeqytet, nga ku është mësuar se bëhet fjalë për inflamacion në zonën ku pati kryer edhe operacionin e parë.

Hematoma e pësuar në ndeshjen ndaj Egnatias, kërkon një kohë terapie prej të paktën dhjetë ditësh intensive, më pas do të ketë një fazë të dytë rikuperimi. Fakti që Latifi i humbet të dyja ndeshjet e muajit dhjetor, i jep atij dhe stafit kohën e nevojshme që të mund të rikuperohet me qetësi dhe kujdes, për të qenë gati për ndeshjet e janarit.

Latifi kreu minifazën përgatitore me skuadrën në Ulqin dhe u rikthye me gol në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Ai u aktivizua në pjesën e dytë edhe në takimin e fundit në Shkodër ndaj Egnatias, ku edhe pësoi sërish goditje në këmbën e operuar. Lajmi i keq është që lojtari do të mungojë ndaj Kastriotit dhe ndaj Teutës, por për stafin mund të konsiderohet lajm i mirë që nuk bëhet fjalë për krisje apo thyerje të kockës që operoi disa muaj më parë. / Oversport.tv

You may also like