Liria e Prizrenit po kalon periudhën të vështirë sa i përket rezultateve, ku si rrjedhojë e kësaj janë në fund të renditjes me 9 pikë pas 15 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra me renome ka emëruar kryetrajnerin e ri me shpresë se do të sigurojnë ekzistencën.
“Mirsad Jonuz, është kryetrajner i Lirisë.
Ai, shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit.
Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri (drejtoi Vllazninë), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti”, njofton FC Liria.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën.
Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.
Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi: “Kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri.
Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh.
Marrëveshja është deri në fund të stinorit 2023-24“, ka thënë Osmani.