Liria e medias është vlerë themelore e demokracisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas arrestimit të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online.

Ai tha se ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar menjëherë nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisin hetimet në lidhje me rastin, teksa shtoi se qeveria e Kosovës angazhohet për krijimin e një ambienti të sigurt për punën e medies.

“Institucionet e rendit dhe ligjit e kanë përgjegjësi të bëjnë punën në mënyrë profesionale dhe brenda kornizave ligjore, duke respektuar të drejtat e secilit e duke mbrojtur secilin nga padrejtësitë”.

“Liria e medies është vlerë themelore e demokracisë, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm dhe më të sigurt për punën e tyre”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Drejtoria Rajonale e Prizrenit, në lidhje me rastin ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore ndaj pesë të tjerëve.

You may also like