“Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Evropian – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani e filloi fjalimin e saj në Parlamentin Evropian me një frazë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Sipas saj, këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Madje siç tha ajo ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë është realitet.

“Liri, pavarësi, demokraci. Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës”.

“Sot ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë”.

You may also like