Lionel Messi nderon Diego Maradonën! Vesh fanellën ikonë të legjendës së Argjentinës nga Kupa e Botës 1994

by admin
Spread the love

Lionel Messi ka pozuar me fanellën e Diego Maradonës nga Kupa e Botës 1994.

Ylli argjentinas që udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar mori një pako në shtëpinë e tij në Florida që përmbante fanellën.

Sipas mediave në Argjentinë, bëhet fjalë për një kopje të fanellës së veshur nga Diego në ndeshjen e 21 qershorit 1994 në Boston kundër Greqisë. Në këtë ndeshje, Maradona shënoi golin e fundit në një Botëror dhe e shoqëroi me festën e njohur!

Lionel Messi nuk i ka rezistuar dot tundimit dhe është fotografuar me krenari të veshur me fanellën!


Top Channel

You may also like