Linjë e shpejtë hekurudhore Shkup-Nish, gati projekti

by admin
Spread the love

Ministri serb i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq paralajmëroi se nesër me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bllagoj Boçvarski, do të nënshkruajnë Memorandum për ndërtim të hekurudhës së shpejtë nga Nishi deri në Shkup, për çka të dyja vendet bashkë do të kërkojnë mjete nga BE-ja.

“Do të nënshkruajmë Memorandum me Maqedoninë e Veriut dhe unë jam veçanërisht krenar për këtë”, theksoi Vesiç në deklaratën për mediat e Beogradit.

Ai deklaroi se po vijon projektimi i seksionit Nish – Preshevë, i gjatë 135 kilometra, ndërsa partnerët nga Maqedonia e Veriut do t’i projektojnë 50 kilometrat “e tyre” nga kufiri deri në Shkup.

You may also like