Linja 7 e transportit urban, më problematikja për udhëtarët (VIDEO)

by admin
Spread the love

Operatorët privatë të transportit urban të linjave 7, që lëvizin në drejtimin Kolovicë-Emshir, nuk po i mbajnë të gjitha oraret. Banorët tregojnë se herë pas here u duhet të presin më shumë se 1 orë për transport.

Pronarët e autobusëve e pranojnë se ka vonesa, dhe tregojnë se kjo lidhet me kushtet e vështira në të cilat operojnë, raporton Ju Flet Prishtina.

Ymer Bajrami i kompanisë “Qëndrimi”, tregon se nuk kanë mundësi as të blejnë automjete të reja për shkak të fitimit të ulët.

Ndërsa Avni Berveniku nga kompania e autobusëve “Berveniku”, shpjegon se ka vite që po presin të kryhet plani i mobilitetit, i cili mundëson që të paguhen në bazë të kilometrave nga Komuna dhe jo me bileta.

“Le që nuk na kanë dhanë mundësinë që me qenë pjesë e mobilitetit, por nuk na kanë vazhdu as lejet e punës. Ka qenë i pamundur përballimi i kostos me staf të plotë, jemi detyru me ba një lloj fuzionimi të stafit edhe të linjave sepse ka pas qaq pak qarkullim”, deklaroi ai.

Nga Komuna i pranojnë këto telashe dhe thonë se kështu funksionojnë edhe linjat e tjera që nuk operojnë në Trafikun Urban.

Megjithatë treguan se janë duke punuar në riorganizimin e linjave ekzistuese dhe shtimin e të rejave.

Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, tha se prej 161 autobusëve sa parasheh plani i mobilitetit, 81 do të jenë me Trafikun Urban dhe 80 me atë privat.

Kështu planifikohet që vitin e ardhshëm të përfundojë ardhja e transportuesve të rinj dhe të kryhen edhe kontratat me sektorin privat. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like