Lindita Nikolla në krye të shtetit? Elisa Spiropali sqaron si qëndron e vërteta

by admin
Spread the love

Ministrja Elisa Spiropali deklaroi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk do të jetë kandidate për presidente, pasi duan që ta çlirojnë institucionin e republikës dhe jo ta pushtojnë.

Elisa Spiropali: Ka njerëz të fushave, akademisë, mjekësisë, trupit diplomatik, përveç politikanëve. Përveç politikanëve janë edhe këto. Nuk janë propozuar vetëm deputetë. Kjo është mënyrë për të parë emrat. Para këtij procesi, a duhet të bëjmë një konsultim për të zgjedhur ata që gjykojmë. Ne nuk mund të themi sot “grua katolike besnike”, mund të jetë edhe burrë. Përmendja e fesë nuk është e përshtatshme. E paracakton karakteri, jo gjinia. Kemi kryetaren e kuvendit grua, 70% të qeverisë gra. Kryeministri nuk është deklaruar fare për këtë temë. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. Nuk duam ta pushtojmë institucion e republikës, por ta çlirojmë. Ne i qëndrojmë votës sonë për shkarkimin e Metës. Sot është koha të gjejmë një profil i kundërt, për cilësi jo gjatësi. Nuk ka vend për ta paragjykuar procesit. Po të thonim duan një president tonin, do thonin duan ta kapin. Tani sërish gjykohemi sërish.

Duka: Duhet të thoni i djathtë, jo dhe këtej dhe andej. E sinqetë do ishte tja linit opozitës.

Spiropali: Presim të takohemi për këtë punë

Duka: Dy grupet paralamentare u përjashtuan.

You may also like