Lind fushata kundër Ronaldos, tifozët e Atleticos nuk e duan në ekip

by admin
Spread the love

Atletico Madrid është futur në garë për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos. Ekipi i Simeones ka qenë një nga pretë më të preferuara të yllit portugez ndërsa sipas mediave nga sezoni i ardhshëm Ronaldo mund të veshë fanellën e Atleticos.

Megjithatë, për të refuzuar këtë tratativë kanë menduar vetë tifozët e Atleticos të cilët kanë nisur edhe një fushatë në rrjetet sociale. Ata janë treguar të qartë me klubin duke i thënë se nuk e dëshirojnë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Në rrjetet sociale ka nisur fushata me hashtagun kundër Ronaldos duke treguar pozicionimin e tyre në këtë çështje. Megjithatë, ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare midis palëve që të mundësojnë ose jo këtë transferim. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like