Lille zhgënjen kundër Saint Etienne/ Edon Zhegrova inkuadrohet në pjesën e dytë – me këtë notë vlerësohet paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Takimi me Saint Etienne rezultoi më i vështirë seç pritej për ekipin e Lille, edhe pse nga ecuria e këtyre dy skuadrave pritej që ndeshja të dominohej nga vendasit, të cilët u ndalën në barazim pa gola nga “jeshilët”.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, pavarësisht se ritmi u diktua në pjesën më të madhe të saj nga St Etienne.

Në fraksionin e dytë LOSC u shfaqën më kërkues, ndërsa në fushën e lojës futën edhe futbollistin shqiptar Edon Zhegrovën në minutën e 61’.

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme në pjesën e dytë, asnjëra prej skuadrave nuk gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u ndarë me nga një pikë në raundin e 28-të të Ligue 1.

Paraqitja 29 minutëshe e Edon Zhegrovës kundër Saint Etienne u vlerësua me notën 6.6 nga ‘SofaScore’.

Pas këtij takimi Lille ngjitet në vend të gjashtë me 43 pikë, një më shumë se Nantes i vendit të shtatë, por me këta të fundit që numërojnë një takim më pak. Teksa Saint Etienne ngjiten në vend të 16-të me 26 pikë të grumbulluara në 28 ndeshje të luajtura.

You may also like