Lille pranon ofertën e Milanit, por Sanches dëshiron kalimin te PSG

by admin
Spread the love

E ardhmja e Renato Sanches është ende në udhëkryq. Për mesfushorin portugez momentalisht ka vetëm një ofertë zyrtare nga Milani i cili kërkon të mbyllë marrëveshjen sa më parë.

Mediat italiane ndërkohë raportojnë se Lille ka pranuar ofertën e kuqezinjve. Ata kanë ofruar rreth 18 milionë euro për kartonin e Sanches, një shifër që e ka bindur ekipin francez për të lënë të lirë lojtarin.

Megjithatë, është vetë Renato Sanches që nuk po lejon të ndodhë ky transferim. Ai ka prioritet transferimin e tij drejt PSG dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij Christophe Galtier. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook

You may also like