Ligji për pagën minimale – përjashtohen veteranët e UÇK-së – Shqip

by admin
Spread the love

DHUNA NË KUVEND – PROKURORIA THIRRJE PËR INTERVISTIM

Përleshja fizike ndërmjet pushtetit dhe deputetëve të PDK-së ka dërguar sot për intervistim në prokurori zv.kryeministrin Besnik Bislimi, dhe ministrin e Financave Hekuran Muratin.

Ftesë nga prokuroria për intervistim kanë marrë edhe Hajdar Beqa e Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës.

Megjithatë seanca e një dite më parë vazhdoi punimet tek pas orës 19.00. Opozita braktisi punimet pas tentimeve për ta bllokuar atë ndërsa deputetët e pozitës miratuan ligjin për pagën minimale.

Nga ky ligj përjashtohen veteranët e luftës së UCK-së.  E pikërisht për këtë cështje në përgjime dëgjohet të jetë koordinuar shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila me deputetin e atëhershëm të Listës Serve Sllavko Simiq.

Nuk ka munguar reagimi i PDK-së.

E kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të flas për media.

Më herët në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re ai u tha policëve të Kosovës se janë vazhdimësi e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ndërsa presidentja u tha atyre se mbrojtjen e kufirit e kanë përgjegjësi.

Publikimi i përgjimeve të Kusari Lilës si dhe veprimet e kryeministrit Kurti lidhur me situatën në veri kanë bërë që të ketë reagime të opozitës e cila kërkon zgjedhje të parakohshme.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

You may also like