Ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare kaloi në Komisionin juridiko-ligjvënës

by admin
Spread the love

Anëtarët e Komisionit kuvendor juridiko-ligjvënës sot i kanë dhënë mbështetje Propozim ligjit për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, me procedurë të shkurtuar, pasi që dje ky vendim ligjor kaloi edhe në Komisionin për çështje evropiane. Pastaj deputetët duhet të debatojnë për të në seancë plenare.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që ligji të jetë në seancë plenare më 11 ose 13 të këtij muaji dhe të votohet, pas së cilës pas shpalljes në Gazetën Zyrtare do të hapet seanca publike. Bekteshi siguron se nuk do të ketë rritje enorme të çmimeve të produkteve në periudhën derisa të fillojë zbatimi i plotë i ligjit, e veçanërisht për produktet për të cilat deri në fund të muajit të kaluar kishte çmime të garantuara. Nga mbi 2500 produkte që do të përfshihen me ligj, 70 deri në 80 për qind janë produkte bujqësore dhe ushqimore që janë në treg në vend dhe lista, njoftoi Bekteshi, do të zgjerohet nëse ka kërkesa.

Siç qëndron në elaborimin të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me miratimin e Propozim-ligjit pritet të arrihen efekte pozivie në punën afariste tej të gjithë operatorët (blerës dhe furnitorë), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit me bujqësi dhe ushqim në faza të ndryshme të prodhimtarisë, përpununimit, marketingut, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe zbatim adekuat të ndalesa të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Me Propozim-ligjin, siç theksohet në elaborim, sigurohet mënyra për kontrolle më efikase dhe mbikëqyrje të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, e cila merr kompetencë shtesë.

Organet kompetente presim që t’i jepet fund konkurrencë jolojale në tregti dhe se ky ligj do të sjellë deri në ulje të çmimeve të produkteve bujqësore. Ministria e Ekonomisë pikërisht për shkak të kësaj nuk e ka vazhduar vendimin për çmime të garantuara, e cila ka qenë valide deri më 29 shkurt

Numë ri madh i produkteve ushqimore me shenjën “çmim i garantuar” nmga 20 shtatori i vitit të kaluar janë shitur në markete me çmim për 10 për qind më të ulët se vlera e 1 gushtit të vitit 2023, konform vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, validiteti i së cilës ka përfunduar më 1 mars.

MARKETING



You may also like