Liga e parë e futbollit / Atmosferë e flaktë në Tetovë Shkëndija 2 – 2 Gostivari – Shqip

by admin
Spread the love

Tre fitore të skuadrave vendase, tre barazime dhe 15 gola të shënuar. Ky është epilogu i ndeshjeve të javës së 20 në Ligën e parë të futbollit vendor. Tabelën e kryeson Shkupi i ndjekur nga Struga Trim Lum dhe Shkëndija.

Përkundër atmosferës impozante në tribuant e stadiumit në Tetovë dhe lojës së mire të dy skuadrave, në fund rezultoi që Shkëndija dhe Gostivari të ndajnë pikët duke barazuar 2 – 2 edhe pse kuqezinjtë kishin epërsi  prej dy golave që realizoi Adenis Shala. Por në minutë e 86 dhe at të 90 Kehinde nga pika e bardhë barazoi rezultain. Penaltia e dytë ku Reshat Ramadani u ndëshkua me kartonë të kuq sipas pamjeve nuk ka të bëjë me vendimin e gjyqtarit.

“Ky rezultat për ne thuajse  është i barabartë me humbjen dhe unë përveçse duhet ti  falënderoj  tifozët, në të njëjtën kohë dua të kërkojë një lloj falje, ndjesë për shkak se ishte një gabim i cili mund të na kushtojë, ishte  një gabim që ne nuk e parashikonim. Në përgjithësi një ndeshje që vinte  ka fundi dhe ne menduam se jemi shumë afër fitores, por në dy pakujdesi d.m.th, dy penalti humbëm dy pikë shumë, shumë të rëndësishme në këtë moment”, tha Jeton Beqiri.

Pakënaqësi ndaj gjyqtarit kishte edhe në pjesën e parë, pasi kur tifozët e të dyja ekipeve në korr këndonin këngë patriotike shqipe,  ai ndërpreu ndeshjen dhe kërkoi nga delegatët që të intervenojnë dhe mos të këdohen ato këngë, me çka  krijoi  nervozë tek të pranishmit.

Në ndeshjet tjera që u zhvilluan sot, Voska Sport barazoi 0 – 0 me Sileksin. Vardari mundi Bregallnicën 2-0, Tikveshi mundi Rabotniçkin gjithashtu 2-0, AP Brera  fundosi Makedonija Gj.P 3-0. Në ndeshjen e djeshme, Struga trim Lum dhe Shkupi e mbyllën lojën me barazim  2-2. Pas kompletimit të javës së 20-të, tabelën e kryeson  Shkupi me 42 pikë e ndjekur nga  Struga Trim Lum që ka 41 dhe Shkëndija në pozitën e tretë me 39 pikë./tvklan.mk

You may also like