LIGA E KONFERENCËS/ Zhegrova kundër anglezëve dhe përballje greko-turke, ja çfarë rezervoi shorti

by admin
Spread the love

Liga e Konferencës ka mësuar fazat çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale me shortin që është hedhur në Nion të Zvicrës.

Pretendentët e Aston Vilës do të ndeshen me Lilën e Zhegrovës, teksa Fiorentina luan kundër Viktoria Plzen.

Duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes Olimpiakos dhe Fenerbahçes, ndërsa Klub Bryzh pret PAOK.

Sa i përket gjysmëfinaleve, fituesi i AstonVila-Lilës do të ndeshet kundër fituesit të Olimpiakos-Fenerbahçe, ndërsa fituesi i Viktoria Plzen-Fiorentina ndeshet me fituesin e Klub Bryzh-PAOK.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, ndërsa të kthimit më 18. Sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para do të luhen më 2 maj, ndërsa të kthimit më 9.

Finalja e madhe do të luhet më 29 maj në “AEK Arena” të Athinës.

SHORTI:

FINALE:

FITUESI/GJYSMËFINALE 1 – FITUESI/GJYSMËFINALE 2

GJYSMËFINALET:

2-VIKTORIA PLZEN/FIORENTINA – KLUB BRYZH/PAOK

1-ASTON VILA/LILË – OLIMPIAKOS-FENERBAHÇE

ÇEREKFINALET:

VIKTORIA PLZEN-FIORENTINA

ASTON VILA-LILË

OLIMPIAKOS-FENERBAHÇE

KLUB BRYZH-PAOK

SKUADRAT:

ASTON VILA

FENERBAHÇE

FIORENTINA

KLUB BRYZH

VIKTORIA PLZEN

LILË

OLIMPIAKOS

PAOK

PANORAMASPORT.AL

You may also like