LIGA E EUROPËS/ Mësohen 16 skuadrat, në garë hyjnë edhe Liverpuli me të pamposhturit e Çabi Alonsos. Milani rrezikon short ferri të premten

by admin
Spread the love

Ndeshjet e sotme të play-off në Ligën e Europës kanë plotësuar 16-shen e skuadrave që do të vazhdojnë rrugëtimin për fitoren e këtij turneu. Për ekipet si Milani e Benfika që u kualifikuan sot, rrugëtimi bëhet edhe më i vështirë, pasi tashmë në garë hyjnë edhe 8 ekipet që kishin fituar grupet përkatëse.

Ata do të vendosen në vazon e parë të shortit dhe mes tyre ka emra shumë të njohur si anglezët e Liverpul, Uest Hem e Brajton, apo skuadra që po mahnit këtë sezon në Bundesligë, Bajer Leverkuseni i pamposhtur i Çabi Alonsos.

Në shortin që hidhet këtë të premte në orën 12:00, rregullorja parashikon që të mos ketë përballje mes ekipeve të të njëjtit shtet. Ndeshjet e turit tjetër do të luhen më datat 7 dhe 14 mars.

VAZO 1
Uest Hem, Brajton. Rejnxhërs, Atalanta, Liverpul, Vijareal, Slavia Pragë, Bajer Leverkusen

VAZO 2
Milan, Benfika, Frajburg, Karabak, Sporting Lisbonë, Sparta Pragë, Marsejë, Roma,

aaaasss

PANORAMASPORT.AL

You may also like