Lidhja e Historianëve kërkesë Kurtit: Ligj për t’i mbrojtur pronat nga Serbia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Lidhja historianëve të Kosovës, Shkodran Imeraj, i ka dërguar zyrtarisht shkresë kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke kërkuar që Kosova të nis të hartojë Ligjin për distancimin nga vendimet që ka marrë Serbia për Kosovën në periudhën 1989-1999, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova
po sfidohet nga legjislacioni i Serbisë, ku po i rrezikohen disa prona të rëndësishme.

“Lidhja e historianëve të Kosovës dega në Deçan i ka dërgua zyrtarisht shkresë kryeministrit Kurti, kryetarit të kuvendit Konjufca dhe nga ta kemi kërkuar që Kosova të nis të hartojë ligjin për distancimin dhe vendimeve që ka marrë Serbia për Kosovën në periudhën 1989-1999. Arsyeja pse iu kemi dërguar shkresë është se Kosova po sfidohet me legjislacionin e Serbisë siç është rasti i Manastirit të Deçanit, i cili po mundohet t’i merr pronat e ndërmarra dhe kisha në kampusin e UP që është në një luftë juridike me UP për ta marrë pronësinë e pronës që e ka marrë në bazë të vendimeve të Millosheviqit. Ne kemi dërguar shkresë kryeministrit dhe shpresojmë që  Kosova të distancohet nga ato ligje dhe institucionet e drejtësisë të mos nxjerrin vendime skandaloze siç është rasti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka falur pronat Manastirit të Deçanit”.

You may also like