“Lideri ynë”, klubi surprizë i Bundesligës rinovon me kapitenin

by admin
Spread the love

Bayer Leverkusen vazhdon të kryesojë Bundesligën gjermane dhe është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion pas 13 vitesh, por surpriza e vërtetë e këtij sezoni në Gjermani është Stuttgarti.

Skuadra e Sebastian Hoeness humbi 3-1 në fushën e M’Gladbach të dielën, por vazhdon të jetë forcë e tretë e kampionatit. Drejtuesit e klubit kanë rinovuar kontratën me kapitenin Waldemar Anton.

Qendërmbrojtësi i lindur në Uzbekistan dhe me kombësi gjermane, ka firmosur deri në 2027, duke e zgjatur me tri vite bashkëpunimin me klubin ku luan prej verës së vitit 2020.

Çdo ditë e ndjej besimin e Stuttgartit. Gjërat po na shkojnë mirë dhe ndihem shumë mirë në këtë klub. Jam i lumtur që rinovova kontratën”, u shpreh 27-vjeçari, i cili vite më parë zhvilloi 11 ndeshje me Gjermaninë U21.

Në lidhje me “blindimin” e kapitenit foli edhe Fabian Wohlgemuth, drejtori sportiv i 5 herë kampionëve të Gjermanisë.

Waldemar është një gur themeli i repartit tonë të mbrojtjes. Ai është kapiteni dhe lideri ynë, brenda dhe jashtë fushës.

Stërvitet dhe luan në mënyrë sistematike në nivele të larta. Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, jemi të lumtur që mund të vazhdojmë me të”.


Top Channel

You may also like