Lideri i djathtë i Brazilit, Bolsonaro i ftuar në funeral, ashtu si dhe Erdogan e Xi Jinping, Putin nuk do të jetë (fotot)

by admin
Spread the love

Në funeralin e mbretëreshës së Britanisë do të jenë prezentë liderë botërore si Joe Biden, Emmanuel Macron, Justin Trudeau apo dhe perandori japonez, me të cilët do të bashkohen dhe liderë me pak të preferuar për Perëndimin si Jair Bolsonaro e Rexhep Tajip Erdogan.

Ndërkohë ende nuk dihet si do të vijohet me liderë të tjerë për të cilët Britania është e pasigurtë, si princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman Al Saud e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Në varrimin e mbretëreshës 96 vjeçare pritet të jenë njerëzit më të fuqishëm të botës, të cilët duket se duhet të luftojnë për të konkurruar për rreth 2000 vendet VIP që do të jetë të lira, shkruan britanikja Daily Mail..

500 liderë botërorë e krerë shtetesh përfshi Biden, Macron dhe perandorin japonez Naruhito do të jenë në shërbesën historike të monarkes, në funeralin e parë të plotë shtetëror të mbajtur që prej atij të Winston Churchill në vitin 1965.

Por Vladimir Putin dhe aleati i tij bjellorus Aleksandr Lukashenko nuk do të jenë prezentë. Ndërsa sunduesi i Mianmar, Min Aung Hlaing nuk do të jetë i ftuar, teksa qëndrimi zyrtar ende nuk është mbajtur për liderin e Sirisë, Bashar al-Assad dhe koreano veriorin Kim Jong-un, të cilët gjithsesi nuk dalin thuajse kurrë jashtë vendit.

Ajatollahu dhe presidenti i Iranit nuk do të ftohen në Londër, por një përfaqësues diplomatik nga ky vend mund të pranohet në funeral.

Pallati mbretëror Buckingham Palace nuk ka komentuar më shumë mbi listën e të ftuarve, e cila sipas tyre, ende nuk është finalizuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk pritet të marrë pjesë teksa përpjekja ushtarake kundër Rusisë do ta ndalojë të nënshkruajë librin e ngushëllimeve për mbretëreshën.

Presidenti kinez Xi dhe ai indian Narendra Modi ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Xi prej të paktën tre vjetësh nuk ka dalë nga vendi.

Mbreti i moshuar i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al-Saud do të marë ftesën por nuk pritet të marrë pjesë prej moshës e shëndetit. Ai pritet të zëvendësohet nga i biri Mohammed bin Salman Al Saud, i cili është lideri ‘de facto’ i vendit.

Presidenti Jair Bolsonaro ka konfiruar pjesëmarrjen, ashtu si dhe turku Rexhep Tajjip Erdogan.

Nga liderët e vendeve ish-koloniale të Commonwealth do të marrin pjesë Jacinda Ardern – dhe homologu australiani Anthony Albanese.


Top Channel

You may also like