Liderët preshevarë shpërndajnë selfie e citate nga takimi me Kurtin

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherësh zv/kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafi, është kujdesur që ta mbaj kujtim një fotografi “selfie” me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, pas takimit me të në Prishtinë, mëngjesin e së hënës.

Mustafi që u prit nga shefi i qeverisë së Kosovës, bashkë me një delegacion të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, ia ka bashkëngjitur fotografisë së postuar në Facebook, edhe një citat të Kurtit.

… “bashkëpunimi e rreshtimi i drejt ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës”.

Kurtin në një postim e ka cituar edhe shefja e Mustafit në komunë, Ardita Sinani, e cila të hënën erdhi në Prishtinë, derisakuvendi komunal i Preshevës, ishte ftuar në seancë për shkarkimin e saj nga detyra.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani” është citati që ajo e vendosi në postimin e saj me fotografi nga takimi.

You may also like