Liderët e koalicionit VLEN qëndruan për vizitë në Prekaz të Epërm

by admin
Spread the love

Sot, me rastin e Epopesë së UÇK-së, drejtuesit e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku, të shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpartiakë të tjerë, e vizituan edhe SHF “Azem Bejta” të f. Prekaz i Epërm, në të cilën kanë qenë nxënës edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllai i tij, Hamzë Jashari.
Me këtë rast, ata ia dhuruan shkollës edhe një sasi librash, si kontribut modest e simbolik për funksionimin normal të kësaj shkolle.
Ata u pritën nga drejtoresha e shkollës, Arjeta Halili, dhe arsimtarët e tjerë, të cilët u falënderuan për vizitën dhe librat e dhuruara.
Më pas delegacioni i koalicionit VLEN ka vazhduar me vizita në Kullën e Jasharajve dhe ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Epërm.

MARKETING



You may also like