Liderë ndërkombëtar e rajonal mblidhen në Egjipt! Samit për de-përshkallëzimin e konfliktit në Gaza

by admin
Spread the love

Egjipti ka deklaruar se po përgatitet për një samit paqeje, në përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin dhe për të mbrojtur civilët në Gaza.

Takimi i planifikuar për t’u mbajtur të shtunën, do të jetë me pjesëmarrjen e liderëve rajonalë dhe ndërkombëtarë. Liderët nga Katari, Turqia, Greqia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Arabia Saudite, Iraku dhe Qiproja kanë konfirmuar pjesëmarrjen, sipas lajmeve shtetërore.

Përveç kësaj, një udhëheqës palestinez, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen, tha presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Nga ana tjetër, Japonia konfirmoi se ministrja e saj e jashtme Yoko Kamikawa do të jetë gjithashtu në samit.

Më herët të premten, zyra e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ajo po zgjat udhëtimin e saj në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë gjithashtu në samit.


Top Channel

You may also like