“Lider i vërtetë”, Newcastle rinovon me lojtarin e kombëtares angleze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rinovim i rëndësishëm te Newcastle, skuadër që po zhvillon një sezon fantastik dhe është në rrugën e duhur për një siguruar një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Me anë të një komunikate zyrtare, Newcastle ka njoftuar rinovimin me Kieran Trippier. Anësori i djathtë, i cili u ble për 14 milionë euro nga Atletico Madrid janarin e vitit të kaluar, firmosi deri në 2025.

Jam absolutisht i kënaqur që zgjata kontratën time këtu. Kam shumë falënderime për trajnerin, pronarët, tifozët dhe shokët e skuadrës.

E ndjeva mikpritjen e të gjithëve sapo erdha te Newcastle, kështu që dua të ndihmoj klubin të arrijë gjëra të mëdha. Ne futbollistët po kalojmë një moment pozitiv këtu, më bukur nuk ka”, u shpreh 32-vjeçari, autor i 40 ndeshjeve me kombëtaren angleze.

I lumtur u shfaq edhe trajneri Eddie Howe: “Ky është shpërblimi i sezonit që po zhvillon. Kieran është treguar i jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës. Një lider i vërtetë”.


Top Channel

You may also like