LG vendos të përfshihet në tregun e laptopëve të palosshëm

by admin
Spread the love

Pas përfshirjes së Lenovo, ASUS, dhe së fundmi HP, LG ka prezantuar një laptop të ri të ndërtuar rreth një ekrani të madh të palosshëm. Pajisja quhet LG Gram Fold, dhe do të jetë në dispozicion për t’u blerë në Korenë e Jugut për $3,697 nga 4 tetori. Dhe pse ende nuk ka një komunikim zyrtar, pritet që ky produkt të vijë së shpejti në tregun ndërkombëtar.

Ashtu si laptopët e mëparshëm të palosshëm, LG Gram Fold mund të përdoret në një sërë orientimesh të ndryshme. Nëse kërkoni një përvoje tradicionale të laptopit, mund ta palosni ekranin në 90 gradë dhe të vendosni një tastierë Bluetooth në gjysmën e poshtme të tij për të përdorur pjesën e mbetur të ekranit të tij si një laptop 12 inç me një raport pamje 3:2.

LG Gram Fold being held half folded like a book.

Ose, nëse nuk dëshironi një tastierë fizike, mund të shkruani në një tastierë virtuale në ekran. Nëse e hapni ekranin plotësisht ju mund ta përdorni atë si një tablet, ose mund të përdorni një tastierë për ta përdorur atë si një kompjuter me një ekran 17 inç.

Vetë ekrani ka një rezolucion prej 1920 x 2560, me një ndriçim maksimal prej 500 nits. Në një njoftim të veçantë për shtyp, LG Display vëren se ekrani përmban një “material të specializuar” në zonën e palosshme të ekranit për të minimizuar rrudhat. LG thotë se Gram Fold është vlerësuar për t’i mbijetuar 30,000 cikle palosjesh.

LG Gram Fold folded and unfolded.

Në fillim të këtij muaji HP prezantoi Fold Specter, i cili gjithashtu ka një ekran 17 inç, por një çmim shumë më të lartë prej $4,999,99. Para kësaj, ne gjithashtu pamë ASUS të prezantonte Zenbook 17 Fold OLED me një ekran 17.3 inç për $3,499,99, dhe Thinkpad X1 të Lenovo me një ekran më të vogël 13.3 inç për $2,499 (kjo e fundit gjithashtu përdori një panel të palosshëm nga LG Display).

Dimensions of LG Gram Fold.

Specifikimet e LG Gram Fold janë më modeste: një CPU Intel i5-1335U me 16 GB RAM, 512 GB memorie dhe një bateri 72Wh. Peshon në 1250 gram, dhe është i trashë 19.9 mm kur paloset dhe i trashë 9.4 mm kur shpaloset.

You may also like