Lewandowski nuk ka rival për “Këpucën e Artë”

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski ka arritur të thellojë avantazhin e tij në luftën për “Këpucën e Artë” për këtë sezon. 

Fituesi i vjetshëm është dhe do të mbetet kandidati numër një për këtë çmim. Me 24 golat e shënuar deri tani në kampionat, 33-vjeçari është me 48 pikë shumë larg ndjekësve të tij.

Në vendin e dytë me 27 gola dhe 40 pikë është sulmuesi i Moldes, Ohi Omoijuanfo, që nuk mund të shkojë më tej pasi kampionati norvegjez ka përfunduar. Kjo vlen dhe për Tomas Olsen të Lillestrom që renditet i treti në listë. Por, ndjekësit e vërtetë të Lewandowskit janë Patrik Shik me 36 pikë, Dusan Vlahoviç me 36, Ciro Immobile dhe Karim Benzema me 36 dhe 34 pikë.

Kështu që Leva mbetet i vetëm në luftën e tij për “Këpucën e Artë” dhe me shumë mundësi do të jetë dhe fituesi i këtij sezoni duke shtuar kështu një tjetër trofe në raftin e tij. Ndërkohë, në vendin e tetë renditet dhe kosovari Veton Berisha me 22 gola në skuadrën e tij Viking Stavager.

Kujtojmë që golat për lojtarët që luajnë në 5 kampionatet më të mira sipas UEFA-s vlerësohen me koeficient 2. Golat që shënohen nga lojtarët që luajnë nga vendi i 6 deri në 22 në renditjen e UEFA-s nuk përfitojnë asnjë bonus. Golat që shënohen në “play off” nuk quhen. Lojtarët që shkojnë në një kampionat, ku kampionati ka përfunduar, nuk mund t’i marrin me vete golat e tyre.

You may also like