Lëvizje surprizuese, ish-futbollisti i Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze arrin akordin me skuadrën nga Koreja e Jugut

by admin
Spread the love

Nuk mungojnë surprizat në këto orë të fundit të merkato! Ish-futbollisti i Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze, Xhesi Lingard, ka arritur akordin dhe është pranë transferimit te skuadra e Seulit në Korenë e Jugut. 

Mediat britanike bëjnë me dije se Lingard kishte oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia, por ka zgjedhur një lëvizje në Korenë e Jugut pasi ishte opsioni që e intrigoi më shumë. 

Së fundmi 31-vjeçari ishte pjesë e Notingham në Premier Ligë, ku u aktivizua 17 ndeshje. Gjithashtu Lingard është aktivizuar edhe me Uest Hem, Derbin, Brajtonin dhe Leisterin.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like