Lëvizja surprizë! Ernest Muçi drejt Beshiktashit për 10 mln euro, pritet zyrtarizimit

by admin
Spread the love

Që në verën e shkuar pritej lëvizja e sulmuesit shqiptarë nga Legia e Varshavësm, por me sa duket në këto ditë të merkatos dimërore, po luhet karta e radhës.

Sipas mediave turke, 22-vjeçari do të firmosë ditën e sotme një kontratë me klubin e Besiktas. Muçi do të nënshkruajë një kontratë 3 vite e gjysmë me gjigantët turk, ndërsa Legia e Varshavës do të përfitojë rreth 10 milion euro nga shitja e lojtarit.

Mungon akoma zyrtarizimi, por në Turqi dhe Poloni e bëjnë fakt transferimin e talentit shqiptar në Stamboll. Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

Gazetari polak Paweł Gołaszewski ka bërë të ditur detajet e transferimit të Mucit. Gołaszewski njoftoi se Legia e Varshavës mori një ofertë rekord transferimi nga Beşiktaş për Mucin. Duke thënë se skuadra polake do të marrë një transferim prej rreth 10 milionë euro, Gołaszeski deklaroi se marrëveshja është shumë afër.


Top Channel

You may also like