Lëvizja Demokratike: Strukturat e BDI-së në Saraj kanë kaluar tek ne

by admin
Spread the love

Partisë së Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike i janë bashkuar sot struktura të tëra të Bashkimit Demokratik për Integrim nga Saraji, ndërsa Mexhiti këtë jam të rëndësishëm vendosi ta bëj publik përmes profilit të tij në Facebook.

Në mesin e figurave të cilat i bashkohen Izet Mexhitit janë një numër i madh i bartësve të aktivitetit politik të BDI-së në Degën e Sarajit, ndërsa mes tyre janë:

Muhamed Rama, kryetar i nëndegës Radushë, ish-kryetar i këshillit të Komunës Saraj, këshilltar aktual komunal,  Zuhejr Rexhepi anëtar i degës Saraj nga Sfillarja e Epërme, Naser Muharemi, ish kryetar i nëndegës Sfillare e Poshtme, themelues i BDI-së dhe ish luftëtar, ndërsa një hap të tillë ka bërë edhe ish zëdhënësi i Degës Saraj, gazetari i mirënjohur Afrim Tanallari.

Lëvizjes Demokratike, e cila u themelua për të bërë ndryshimin politik në vend sot i janë bashkuar edhe Selajdin Beluli, anëtar i nëndegës Saraj që nga themelimi i BDI-së, Muhamed Elmazi, kryetar i nëndegës Saraj dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, për momentin këshilltarë në Qytetin e Shkupit, Arsim Rustemi, anëtar i degës Saraj nga nëndega Arnaqi dhe Ajrulla Mustafa, anëtar i degës Saraj nga nëndega Semenishtë.

Interesim të madh kanë shprehur edhe një pjesë tjetër e madhe e strukturës së BDI-së të cilët pritet ti bashkangjiten shumë shpejtë idesë për ndryshimin e madh dhe luftës kundër korrupsionit dhe interesave individuale.

Lëvizja Demokratike nën titullin:’Rrugëtimi i sinqertë vazhdon’  bën të ditur se për koordinator të Lëvizjes Demokratike për Degën Saraj është caktuar Muhamed Elmazi, këshilltar në Qytetin e Shkupit, ekonomist dhe aktivist i dëshmuar politik, ndërsa për zëvendës koordinator është caktuar Muhamed Rama, kryetar i Këshillit të Komunës Saraj, magjistër i shkencave politike dhe aktivist i dalluar politik.

MARKETING



You may also like